Lirohet dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi

GJKKO ka liruar nga “arresti shtëpiak” dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Gjykta e Posaçme ka pranuar kërkesën e Malltezit për revokim të masës së sigurisë, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.
Dosja për çështjen Partizani, kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe seanca e parë në themel, më 30 qershor dështoi.
Si arsye për shtyrjen e seancës shërbeu mosmarrja dijeni e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.
Brenda gjykatës, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi tha se fletëthirrjen e kishte firmosur ai, por pranoi se nuk e kishte njoftuar ish- kryeministrin.
Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për çështjen “Partizani. Ndaj Malltezit rënon akuza e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Të përfshirë në këtë dosje janë edhe biznesmenët, Fatmir Bektashi, e Xhimi Begeja së bashku me një notere.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha krijoi kushte kur shërbente si kryeministër i vendit që dhëndri i tij të përfitonte nga nxjerrja e akteve nënligjore privatizimin e trojeve shtetërore të ish- klubit sportiv, Partizani. Tashmë mbi truallin e privatizuar, janë ndërtuar 19 pallate./vizionplus.tv