Pacolli i reagon Gurit: Nuk ka asgjë të vërtetë  

Deputetja Pacolli ka reaguar në Facebook pas fjalimit të Gurit në foltoren e Kuvendit.

Ajo ka mohuar të gjitha deklaratat e Gurit rreth saj.

“Deputeti mirë do të ishte t’i kërkoj, siç ka kërkuar Kryeministri Kurti, nga pronari i korporatës Devolli që t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62.6 milionë euro që ia ka vjedh. Ai më kërkon mua të kthej 200 mijë euro për të cilat edhe ai e din që nuk ka asgjë të vërtetë aty. Devollit nuk guxon, prandaj nuk ia kërkon. Devolli i ka financuar dhe i financon atë dhe kolegët e tij të jenë në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Deputeti i LDK-së, Paris Guri gjatë nisjes së seancës konstituive, ka dalë në foltore për t’i dhënë kritika VV-së.Ai ka kërkuar nga deputetët e partisë së parë të qetësohen.

“Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni si fëmijët, se i keni do vjet, qetësohuni”, tha Guri.

Më pas deputeti iu drejtua edhe Fitore Pacollit./21Media

Back to top button