Arrihet marrëveshja, Asensio bëhet me klub të ri

Marco Asensio pritet të largohet nga Paris Saint-Germain pas huazimit te Aston Villa, dhe megjithëse ishte objektiv kryesor për Interin, Fenerbahçe ka arritur të sigurojë shërbimet e tij.
Turqit përfituan nga lidhja me super-agjentin Jorge Mendes, i cili përfaqëson si Asension, ashtu edhe trajnerin e tyre José Mourinho. Pas largimit të Edin Dzekos drejt Fiorentinës, Fenerbahçe reagoi menjëherë duke rënë dakord me PSG-në për transferimin e spanjollit.
Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, marrëveshja mes klubeve është finalizuar, ndërsa kontrata e Asensios me PSG-në skadon në qershor 2026. Interi mbetet jashtë loje, pavarësisht interesimit të madh për lojtarin.