Hanrahan takohet me Braduanin, informohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Zyrtari e Lartë të DASH-it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan ka vizituar “Film City” , ku është takuar me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Siç njofton KFOR-i Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.”, thuhet në njoftim./21Media