Solli katër këngë deri më tani, Tayna: Kush po thotë që nuk ka më, vera akoma s’ka filluar

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përditësim të veçantë për aktivitetin e saj muzikor këtë verë.
Në një postim të shkurtër por domethënës, ajo ka bërë të ditur se deri tani ka realizuar katër këngë të reja, të cilat, sipas saj, janë ‘për të gjitha shijet’.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka shtuar se kjo është vetëm fillimi i sezonit muzikor për të.
“Katër këngë deri tani, për të gjitha shijet, po kush po ju thotë që s’ka më? Miq dhe mikesha… vera akoma s’ka filluar”, shkroi ajo në Instagram.
