Humb jetën një person në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën  në një vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia në raportin 24 orësh njofton se pasagjeri është lënduar.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.“, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button