Dehari ja ndalë fjalën edhe deputetit të LDK-së

Kryesuesi i Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ia ka ndalë fjalën deputetit të LDK-së, Anton Çunit, teksa i njëjti ishte duke mbajtur një deklarim para deputetëve lidhur me situatën në vend.
“ Të nderuar deputetët, për Kosovë krijimi i unitetit politik nuk është utopi, por një domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale.”, tha Quni, teksa Dehari kërkoi që t’i ndalet fjala.
“Regjia ju lutem ta ndërpresë telefonin“, tha shkurt Dehari. /21Media