Kaloni te përmbajtja kryesore

Siguria në Kosovë, Barduani takohet me të Dërguarën Speciale të Britanisë

Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, e cila ishte shoqëruar nga Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, takimi u përqendrua kryesisht në “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja”.

Në këtë kuadër, Gjeneral Major Barduani e rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e profesionalizmit të kontingjentit britanik dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it, si dhe për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Në anën tjetër, Dame Karen Pierce vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet e Kosovës. Ajo theksoi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për misionin e KFOR-it do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button