81 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë të përfshira statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas këtij raporti, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

Brenda një dite nga policia janë shqiptuar gjithsej 2212 gjoba trafiku, dhe 19 persona janë arrestuar, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button