Pritjet për të hyrë në Kosovë jo më shumë se 20 minuta

Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet e verës në vendlindje.
Pritjet në disa prej pikave kufitare për të hyrë në Kosovë po fillon nga 10 deri në në 20.
Pritjet më të mëdha për të hyrë në Kosovë sipas përditësimit të fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë me 15 deri në 20 minuta.
Në pikat kufitare, Merdarë dhe Bllacë pritjet janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Vërmicë pritjet janë 10 deri në 20 minuta.
Ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk zgjasin mbi 5 minuta. /21Media
