Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë, dëmi rreth 50 mijë euro

Një biznes i pjesëve të makinave është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në Pejë, zjarri dyshohet që erdhi si shkak i një konflikti mes dy familjarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /21Media

Back to top button