Pezullohet një polic në Shqipëri, pasi sulmoi fizikisht një 18 vjeçar

Një zyrtar policor është pezulluar në Shqipëri, pasi ka sulmuar fizikisht një 18 vjeçar në një hotel në Vlorë.

Sipas Policisë së Shtetit, polici A.I., jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në konflikt fillimisht me shtetasin A.B., e më pas janë përfshirë në konflikt edhe dy persona të tjerë – pronari i hotelit dhe një person tjetër.

Zyrtari policor aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës.

Në ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shqipërisë ka filluar procedurat për masat disiplinore ndaj zyrtarit policor të përfshirë.

Back to top button