“Ka dal nusja gjysmë – cullak…”, reagimi i njerëzve kur Xheri u shfaq me vello…

Çifti Xheraldina dhe Agron Vula të cilët për 45 vjet janë bashkë, si asnjë herë më parë në emisionin “21 Gradë” ndanë kujtime për fillimin e lidhjes dhe martesës së tyre.
Para katër dekadave dy të rinj po kurorëzonin dashurinë e tyre në një kohë kur në vendin tonë më shumë mbizotëronte tradicionalja. Atëherë kur nusja vellon e vishte me mëngë të gjata, Xheri kishte bërë diferencën. Ajo tregoi se vello e saj zbulonte krahët, e një gjë e tillë, e cila nuk kishte ndodhur më parë ishte vërejtur edhe nga fëmijët.
“Të themi përparimtare se s’ka pasur mëngë të gjata ka qenë dekoldeja, ka qenë stil francez, kur kam dal me atë vello, atëherë s’ka pas Facebook shyqyr zotit, po fëmijët e mëhallës ka dalë nusja gjysmë-cullak”, tha ajo.
Duke ruajtur modestinë, Xheri hezitoi të thoshte se ka thyer tabutë me veshjen e saj.
“Normale kanë qenë vellot me mëngë të gjata, me qenë vello deri në fund të këmbëve, jo gjoksi i zbuluar, jo shpina zbuluar”, u shpreh Xheri./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?