Arrestohet një qytetar i dyshuar për shqetësim ndaj deputetes Fitore Pacolli

Është arretuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin.
Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin.