Kelmendi: Sot kemi një qeveri në detyrë e cila nuk takohet me odat ekonomike të Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Kelmendi: Sot kemi një qeveri në detyrë e cila nuk takohet me odat ekonomike të Kosovës
Afaristi, Ramiz Kelmendi në emisionin “Click” të RTV21 për qeverinë në detyrë ka thënë se ajo nuk takohet me odat ekonomike të Kosovës duke shtuar se bisedat mes bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së.
“Ne sot kemi një qeveri në detyrë e cila fare nuk takohet me mekanizmat, odat ekonomike të Kosovës për të gjetur një zgjidhje të përkohshme por biseda në mes të bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së”, tha ai. /21Media
Kelmendi: Për të ardhur keq që një lëvizje kaq e madhe e energjisë elektrike nuk arriti të takoj mekanizmat ekonomik dhe politik
Afaristi, Ramiz Kelmendi në emisionin “Click” të RTV21 për vendimin për energji elektrike nga ZRRE ka thënë se kjo e shton koston e shpenzimeve, teksa shtoi se
“Kjo e shton koston e shpenzimeve dhe sipas planeve tona tash duhet të shtohet për këtë vlerë margjina e cila mbulon këtë shpenzim shtesë që praktikisht do të shtojë një kosto prej 10% në qmimet finale.”, tha ai.
Sipas Kelmendit biseda në mes të bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së.
“Është për të ardhur keq që një lëvizje kaq e madhe e energjisë elektrike nuk arriti të takoj mekanizmat ekonomik dhe politik dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e prodhimtarisë vendore dhe të ekonomive të ndryshme nga afër. Biseda në mes të bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së e cila donë dhe mundet përveq nëse gjykata e ndalon që të bajë implementimin e këtij vendimi të vet”, theksoi ai. /21Media