Sindikatat paralajmërojnë greva e protesta

Punëtorët e KOSTT-it nuk do të nisin punën e tyre të premten në vendet e punës por në një protestë, në përpjekje për të ngritur shqetëismët rreht, siç thonë, padrejtësitë ndaj tyre. Ata e përshkruajnë situatën si një lodhje të akumuluar, jo nga puna, por nga injorimi. Në mesin e kërkesave të tyre janë trajtimi i barabartë, dinjiteti në vendin e punës dhe fundi i siç e quajnë ata, një politike të mbyllur e të padrejtë menaxheriale.
“Ju njoftojmë se me 1 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të organuizojë një protestë paqësore para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë. Arsyeja është injorimi i kërkesës tonë legjitime për një rritje të pagave, përkundër rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe kontributit të madh të puntorëve tanë në sistemin energjetik”, deklaroi Arben Pllana, kryetar i sindikatës së KOSST.
Protesta nga KOSST është vetëm sinjali i parë i rritjes së pakënaqësive sindikale në Kosovë. Edhe sindikata e re e KEK do t’i bashkangjitet kësaj proteste pasi sipas kryetarit Nexhat Llumnica, edhe këta punëtorë kanë të njëjtat kërkesa prej kohësh.
“Kërkesat janë pothuajse të njëjta. Edhe ne ka kohë që kemi paraqitur kërkesa por që kanë mbetur të paadresuara nga institucionet përgjegjëse. Përgjegjës për këtë situatë janë edhe menaxhmenti edhe bordi por edhe institucioni mbikëqyrës. Për këtë do të ngrisim nesër zërin në shenjë revolte bashkë me puntorët e tjerë të KOSTT-it”, tha Llumnica.
Nëse institucionet zgjedhin sërish të heshtin karshi kërkesave që po bëhen gjithnjë e më të zëshme, veprimet sindikale thonë përfaqësuesit e punëtorëve mund të marrin trajta më të ashpra. Për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, greva shihet si një prej mundësive.
“Kërkesë kryesore e jona është nisja e dialogut social me Ministrinë e Arsimit…Nëse nuk nis diaologu social deri më 20 gushtë nuk përjashtohet mundësia e veprimeve sindikale, duke përfshirë edhe grevën”, tha Shala.
Në radhën e pakënaqësive që presin përgjigje është edhe ajo e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë. Kryetarja Tevide Imeri kërkon nga institucionet adresimin urgjent të disa çështjeve kyçe, në të kundërtën paralajmërojnë se mund të ndërmarrë veprime sindikale, që mund të kenë pasoja serioze për sistemin.
“Kërkesat kryesore përfshijnë pajisjen e institucioneve me infrastrukturë moderne dhe materiale mjekësore bazike, rritjen e stafit për të ulur ngarkesën mbi punëtorët ekzistues, zbatimin e drejtë të Ligjit të Pagave dhe rishqyrtimin e koeficienteve që kanë sjellë ulje pagash, kompensime për ndërrimet e natës, fundjavave dhe ditëve festive, mbrojtje ligjore dhe fizike për punëtorët gjatë kryerjes së detyrës, pagesa për rrezikshmëri, sidomos në repartet me ekspozim të lartë, mundësi të barabarta për avancim profesional dhe specializime si dhe përfshirje të Federatës në vendimmarrje, hartim politikash dhe ligjesh që prekin sektorin. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, Federata paralajmëron se mund të ndërmarrë veprime sindikale, që mund të kenë pasoja serioze për sistemin”, tha Imeri.
Përfaqësuesit e sindikatave thonë se nëse heshtja institucionale vazhdon, ajo mund të kthehet në stuhi që prek të gjithë qytetarët, shërbimet dhe vetë sistemin./RTV21/21Media