Osmani publikon pamje nga pritja e veçantë për Dua Lipën në Presidencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video të veçantë nga takimi që u zhvillua të enjten në Presidencë me yllin botëror të muzikës, Dua Lipa.

Në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Lipa u prit nga Presidentja Osmani në një ceremoni zyrtare, ku iu dorëzua shtetësia e Kosovës si një akt mirënjohjeje për rolin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e vendit në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës.

Pamjet e publikuara tregojnë momente prekëse nga pritja, përfshirë edhe një interpretim të veçantë nga kori i vajzave që e mirëpritën artisten me këngën e saj të famshme “Levitating”, ndërsa ajo po hynte në ambientet e Presidencës. Emocionet ishin të dukshme në fytyrën e Lipës, e cila u shpreh më herët se ky ishte një nga momentet më të veçanta në jetën e saj.

 

Back to top button