Sekuestrohet një armë, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të ndodhur më 29 korrik 2025.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka njoftuar se njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Rajonin e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Si rezultat i hetimeve intensive, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit: A.R. (22 vjeç) dhe L.R. (20 vjeç). Gjatë operacionit, është sekuestruar edhe një armë e dyshuar se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat e mëtejme ligjore. Policia e Kosovës ka theksuar se hetimet po vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.