Kurti ndan rreth 300 mijë euro për dy komunat që udhëheq partia e tij

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për ndarjen e rreth 300 mijë eurove për Komunën e Podujevës që drejtohet nga Shpetjim Bulliqi dhe për atë të Shtimes, që drejtohet nga Qemajl Aliu, të dy kryetar nga LVV.
Me rekomandim të Ministrisë së Financave, Kurti ka treguar se do t’i ndahen 178 mijë euro për Komunën e Podujevës dhe 117 mijë për Komunën e Shtimes.
Mjetet financiare kanë të bëjnë me projekte për menaxhimin e ujërave të zeza