Kryeziu: Gjykata s’mund të funksionojë në bazë të dëshirave të opozitës, presim vendim të drejtë

Në Lëvizjen Vetëvendosje presin që Gjykata Kushtetuese të qartësojë dilemat që ka krijuar aktgjykimi i 26 qershorit, se çfarë do të mund të ndodh pas dështimit të konstitutimit të Kuvendit brenda afatit 30 ditësh dhe jo vetëm.
Deputetja e kësaj partie Arbëreshe Kryeziu tha për RTV21 se partitë ish-opozitare janë fajtore për situatën e krijuar derisa iu përgjigj edhe pritjeve të tyre që VV-së t’i merret e drejta për kryeparlamentarin.
Sipas saj, Gjykata s’mund të funksionojë në bazë të dëshirave të opozitës.
“Më e pakta që presim është që të jetë një vendim që bazohet në kushtetutë dhe në aktgjykimet ekzistente. Duhet të presim të shohim çka thuhet në vendim. Aktvendimi i fundit e ka dhënë përgjigjen që zgjidhja të gjendet ne mesin e deputetëve besoj se të kundërtën kanë bërë deputetë opozitës që kanë krijuar bllokadë sepse interesi tyre ka qene te moskonstituihet kuvendit dhe mos të formohet qeveria Kurti 3.Se kemi pas te qartë se çfarë do të ndodh pas 30 ditëshit besoj se tani disa dilema që kemi pasur së fundmi do të sqarohen nga gjykata. Varësisht çka thuhet ne aktvendimet e gjykatës do veprohet sepse ne jemi te obliguara t’i përmbahemi aktvendimeve që rrjedhin prej gjykatës. Ata kanë dëshirë të na e marrin këtë drejtë. Ta pyeste Gjykata Kushtetuese opozitën ata do te na merrnin edhe të drejtën e përfaqësimit në kuvend, por gjykata besoj s’mund të funksionojë në bazë të dëshirave të opozitës por në bazë të kushtetutës tani unë nuk e kuptoj si po arrijnë deri këtë situatë kur deputetët e ish-opozitës e dinë se çfarë do thuhet në vendimin e gjykatës besoj se gjykata të mos jetë e ndikuar prej asnjë subjekti politik”. tha Kryeziu për RTV21./21Media