Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të shtune në bregdetin shqiptar

Ditën e sotme, 2 gusht, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë Celsius.

Back to top button