Murati i kundërpërgjigjet Bajramit për rritjen e çmimeve – ‘Fajëson’ supermarketet për ‘‘pangopshmëri’’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, janë përfshirë në një debat rreth çështjes së rritjes së çmimeve.
Ndaj kësaj ka reaguar deputetja Bajrami e cila mes tjerash ka thënë se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit.
Pas kësaj ka reaguar ministri në detyrë, i cili ka thënë mes tjerash se rritja më e madhe ka ndodhur tek produktet bazike ushqimore, një pjesë si rezultat i rritjes globale të çmimeve.
Kurse pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur si rezultat, siç ka thënë ai “pangopshmërisë së supermarketeve – gjë që dëshmohet edhe me rritjen e fitimit neto të tyre”.