Vazhdojnë pritjet dhe kolonat nëpër kufi

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë vazhdojnë deri në dy orë. Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 1500 metra në hyrje, po ashtu në dalje deri në 1000 metra.

Në pikën tjetër kufitare, atë të Muçibabës janë regjistruar pritje deri në 40 minutëshe për të hyrë në Kosovë.

Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta.

 

Back to top button