Maqedonci pret një takim zyrtarin e lartë amerikan të mbrojtjes

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes David A. Baker është pritur sot në takim nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Zyrtari i lartë amerikan është pritur me një ceremoni të organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë ditës, zyrtari amerikan është pritur në takime edhe nga komandanti i KFOR-it dhe presidentja e vendit.