Maqedonci: Kosova e përkushtuar për të avancuar partneritetin me SHBA-në në nivele më të larta

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
“Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.