Racizmi nga tifozët në Maqedoni, Spiroapli: Thirrje fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me thirrjet që ajo i konsideroi ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli mbrëmë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit. Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik”, u ka shkruar Spiropali në Facebook.
Ajo tutje ka shtuar se “Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje”.