“‘Edhe pse ndryshe, ai na do me shpirt’, Vajza e Aziz Salihut ndan lajmin prekës për gjendjen e babait

Monika Salihu, vajza e legjendës së sportit, Aziz Salihu, ka ndarë me publikun lajmin se prekës, se babai i saj është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Monika ka shkruar se së bashku si familje po perballen me këtë sfidë.
“Aziz Salihu e ka dasht familjen, Kosovën dhe popullin – dhe sot i do me shpirt, edhe pse ai sot është ndryshe”, ka shkruar Monika.
Monika ka theksuar se kjo periudhë është shumë e vështirë për familjen e tyre, por njëkohësisht ka shprehur falënderim për të gjithë ata që e kanë nderuar dhe e kujtojnë me dashuri babain e saj, i cili për dekada të tëra ka qenë frymëzim për shumë breza.
Aziz Salihu mbetet një nga figurat më të shquara të sportit kosovar. Me arritjet e tij në boks, ai ka ngritur lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Edhe pse tani përballet me një sfidë të re shëndetësore, dashuria dhe respekti për të nuk kanë ndryshuar – ashtu siç nuk ka ndryshuar dashuria e tij për njerëzit.