Kasapolli: Osmani shpalli luftë ndaj shtetit dhe vetes

Analisti politik Gëzim  Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21, e cilësoi veprimin e djeshëm të Presidentës, Vjosa Osmanit si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë dhe shtetit të Kosovës, duke shtuar se Osmani është e gatshme të paguajë çdo çmim për interesa personale, madje edhe të shpallë “luftë ndaj vetes”.

“Osmani ka hyrë në një lojë ku, pavarësisht çmimit që do ta paguajë Kosova, ajo është e gatshme ta bëjë këtë për interesat e saj personale. Kjo nuk është vetëm tallje me drejtësinë në Kosovë, por është shpallje lufte ndaj shtetit të saj,” tha Kasapolli teksa shtoi se presidentja ka shpallur luftë madje edhe ndaj vetes./21Media

Back to top button