Kadrijaj: Po shihet qartë se Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën për një muaj

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për RTV21 tha se tashmë po shihet qartë se Avni Dehari e ka shkelut Kushtetutën për 1 muaj.
‘’Ne e kemi ditur ne fakt sepse edhe vet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë sepse kanë thënë të praktikohen format e me hershme te votmit, qe kane thënë te votohet me votim te hapur. Po shihet qartë se zoti Dehari e ka shkelur kushtetutën për një muaj duke tentuar qe te vazhdohet me agjendën e njëjtë thuajse nuk ka ndodhur asgjë’’, tha Kadrijaj.
Ajo tutje foli edhe për reagimet e VV-së pas vendimit të Gjykatës, për çka tha se ‘’Normal qe e kundërshtojnë sepse qëllimshëm e kane interpretuar ashtu sipas dëshirës, në takimin me partitë politike i kemi thënë Kurtit qartë se aktgjykimi i vitit 2014 ta je te drejtën e propozimit te kandidatit, por nuk ta jep te drejtën e bllokimit’’./21Media