Bajrami: Vendimi i Gjykatës e konfirmon atë se çfarë LDK e ka thënë që nga dita e parë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami për RTV21 ka deklaruar se LDK-ja e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstitumin e Kuvendit.
Bajrami tha se ky vendim e konfirmon atë se çfarë LDK e ka thënë që nga dita e parë.
‘’Na vjen mirë që Gjykata Kushtetuese ka nxjerr një vendim jashtë zakonisht të qartë është e qartë që për 48 herë VV-ja përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën sepse ka vepruar në kundërshtim me rendin e ditës, duke insistuar në votim të fshehur, vendimin e kemi parë si pozitiv është jashtë zakonisht i qartë e konfirmon atë që LDK e ka thënë nga dita e parë’’, tha Bajrami.
Bajrami tutje ka thënë se janë dy forma për ta zgjedhur Kuvendin e Kosovës.
‘’Ne konsiderojmë që janë dy forma për ta zgjedhur Kuvendin e Kosovës, partia e cila ka dalë e para e parë duhet ta bëjë shumicën parlamentare përmes marrëveshjeve politike dhe ne kemi thënë se nëse nuk jemi pjesë e kësaj marrëveshje ne nuk do të votojmë dhe ka një formë tjetër përmes gjetjes së një kandidati konsensual e ju e dini që partitë tjera politike kanë dhënë thuajse 40 opsione për VV-në’’, tha Bajrami./21Media