Parashikimi i motit për javën e ardhshme 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, njofton se javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

“Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”, thuhet në njoftim.

E hënë

Moti me diell dhe vranesira të pakta.
Temperaturat minimale: 14 – 18°C
Temperaturat maksimale: 33-37°C
Era: e lehtë nga drejtimi i veriperendimit

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 12 – 17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 14– 18°C
Temperaturat maksimale: 32°C-36
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s

E enjte

Moti kryesisht me diell
Temperaturat minimale: 13 – 17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: nga verilindja, 1–4 m/s

E premte

Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit
malor..
Temperaturat minimale: 13-17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi

Back to top button