Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK e qartë: S’ka votë për Albulena Haxhiun

(Lajm i përditësuar)

PDK optimiste për Prishtinën: Me Ismajlin gara është më e lehtë dhe pritshmëritë më të larta

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në emisionin “Click” të RTV21, është shprehur optimiste për rezultatet e partisë në zgjedhjet lokale, veçanërisht në garën për Prishtinën.

Ajo tha se kandidatura e Uran Ismajlit është e fuqishme dhe se qytetarët po tregojnë vullnet për t’u rikthyer tek PDK në disa komuna.

“Beteja në Prishtinë është më interesante dhe kandidatura e PDK-së është e mirë. Me zotin Ismajli do të jemi më mirë. Pritshmëritë për PDK-në dhe për Ismajlin janë më të larta se në mandatin e fundit. Gara politike është më e lehtë tani”, tha Deliu.

Ajo shtoi se PDK synon të ruajë votën në komunat ku ka fituar dhe të rrisë përfaqësimin e grave në listat për kandidate për kryetare komunash.

Deliu gjithashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit, në komunën e Drensit, për çka u shpreh se ”PDK edhe në Drenas do të dalë mirë”.


PDK e vendosur: Nuk do të bëhemi parti që vendosim nën diktatin e Kurtit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në “Click” në RTV21, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që të vihet përballë vendimeve të imponuara nga kryeministri në detyrëAlbin Kurti.

Ajo theksoi se PDK-ja do të jetë e vëmendshme dhe e gatshme të punojë për zgjidhje në interes të Kosovës.

“PDK do të jetë e vëmendshme dhe do ta shohë interesin e Kosovës, por ne nuk do të bëhemi parti që vendosim nën diktatin e Kurtit. Ne e kemi një integritet partiak e qytetar dhe nuk do të pranojmë që me diktat të na imponohet një votim”, tha Deliu.


Deliu: S’ka hakmarrje, por as VV s’ka treguar vullnet për bashkëpunim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në “Click” të RTV21, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë bashkëpunimi dhe bllokim të vazhdueshëm të proceseve institucionale.

Ajo tha se VV, në të kaluarën, nuk ka treguar gatishmëri për të votuar asnjë iniciativë ligjore të propozuar nga ta  ndërsa tani po tenton të krijojë një narrativë të re përmes emrave pa përkrahje për kryetar Kuvendi.

“Nuk po them që kemi vendosur me u hakmarrë, por nëse i kthehemi të kaluarës dhe veç pak e konsultojmë arkivën, eksponentët e VV-së nuk kanë qenë të gatshëm të votojnë asgjë. Nuk kanë votuar asnjë ligj, asnjë amendament tonin”, tha Deliu.


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në emisionin “Click” të RTV21, ka theksuar se qëndrimi i partisë së saj ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar.

Ajo deklaroi se PDK-ja nuk do të votojë për asnjë ministër apo zëvendëskryeministër që ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar, përfshirë edhe ministren në detyrë, Albulena Haxhiun.

“Qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë. Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave, zëvendëskryeministrave apo gjithë përfaqësuesve që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Asnjëri prej tyre nuk do ta ketë votën e PDK-së”, tha Deliu,


Deliu: Reforma në drejtësi me ligje që shkelin të drejtat e njeriut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, në “Click” të RTV21, ka akuzuar Ministren e Drejtësisë për shkelje të Kushtetutës gjatë periudhës së qeverisjes Kurti. Ajo tha se një numër i konsiderueshëm ligjesh të propozuara si pjesë e reformës në drejtësi kanë qenë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe me Kushtetutën e Kosovës.

“Mbi 13 ligje që kanë pasur për synim ose kanë ardhur në Kuvend me qëllim për reformën në drejtësi, në thelb kanë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut dhe kanë rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, tha Deliu.


Deliu: Kemi marrje peng të institucioneve demokratike të Kosovë nga një subjekt politik

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në  “Click” të RTV21, ka kritikuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke e quajtur bllokimin e Kuvendit si një pengmarrje të institucioneve demokratike nga një subjekt politik që, sipas saj, nuk e ka fituar shumicën dhe nuk po e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Për kaq muaj kemi bllokim të Kuvendit, kemi marrje peng të institucioneve demokratike të Kosovës nga një subjekt politik, ndonëse nuk e ka fituar shumicën, ndonëse nuk e respekton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, me arbitraritet të plotë vendos që sistematikisht të cenojë Kushtetutën e Kosovës”, tha Deliu.

Ajo tutje ka komentuar edhe deklaratat e antar1%ve të VV-së, pasi Gjykata Kushtetuese e publikoj aktevendimin  e saj.

Deliu tha se PDK-ja do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese në çdo aspekt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button