Peci: VV mund të propozojë gjithë kabinetin për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës

(Lajm i përditësuar)
Peci: VV mund të propozojë gjithë kabinetin për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar strategjinë e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në përpjekjet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se VV mund të paraqitet si palë konstruktive duke ofruar kandidatë për kryetar Kuvendi, ndërsa përgjegjësinë për bllokimin t’ia lërë opozitës.
“VV mund të thotë se i ofrova krejt këta kandidatë, dhe opozita është fajtore që nuk po voton konstituimin e Kuvendit. Mendoj se do t’i qesin të gjithë anëtarët e qeverisë si kandidatë për kryetar Kuvendi. Ish-opozita do të bie në një pozitë të palakmueshme, e cila mund të çojë në ‘minusra politikë’ – dhe këta minusra do t’i hajë ish-opozita”, tha Peci.
Peci: Heshtja e VV-së ngjall brengë, mund të kërkojnë mënyrë për ta vazhduar njësoj
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar qëndrimin e Vetëvendosjes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit.
Ai shprehu shqetësimin e tij për heshtjen e këtij subjekti politik dhe sugjeroi se ajo mund të jetë një strategji për të vazhduar me të njëjtin qëndrim politik, pavarësisht aktvendimit.
“Heshtja e VV-së, ose që po e presin aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, ma ngjall një lloj brenge, sepse mundohen ta gjejnë ndonjë fjalë për ta vazhduar njësoj”, tha Peci./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?