Vuçiq flet për protestat: Mbrëmë donin të digjnin njerëz të gjallë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë protestave në Novi Sad dhe Beograd.
Ai ka theksuar se disa nga protestuesit, që ai i quajti “blokadër”, donin të digjnin njerëz të gjallë, duke shtuar se nëse do të kishin arritur të realizonin këtë akt, do të ishin 300 viktima
”Pendohem që disa nga organet tona shtetërore nuk janë të afta të reagojnë siç duhet”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?