Tragjedia në Lampedusa, shkon në 27 numri i viktimave

Numri i viktimave nga mbytja e dy varkave me emigrantë pranë ishullit italian të Lampeduzës ka shkuar në 27. Mes viktimave janë një vajzë 1-vjeçare dhe tre adoleshentë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë vazhdojnë të raportohen të zhdukur.
Dy varkat, me rreth 90-100 persona në bord, u përmbysën rreth 14 milje larg brigjeve italiane, brenda zonës së kërkim-shpëtimit. Ato ishin nisur natën e mëparshme nga Tripoli, Libi, me emigrantë nga Pakistani, Somalia dhe Sudani.
Roja Bregdetare italiane bëri të ditur se 60 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në qendrën e pritjes Imbriacola në Lampeduzë. Katër prej tyre u shtruan në spital me lëndime të lehta.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?