Eksperti ironizon me Parlamentin- “Me 120 burra të fshatit, për 24 orë e kisha bo Kuvendin”

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka ironizuar me deputetët për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës duke thënë se edhe 120 burra të një fshati më të thellë do të bënin një zgjidhje dhe do ta krijonin Kuvendin.

“Sot më këtë pavarësi e ki përfaqësinë më të dobët të mundëshme, pra nuk ka pasë nevojë hiç në zgjedhje me lypë votën e dikujtë, në rrugë m’i gjetë i kishin gjetë më të ndërgjegjshëm. Unë e kam marr një shembull merrni fshatin ma të tellë, merrni 120 burra në cilindo fshat të Kosovës për 24 orë nuk ka nevojë me qenë të dijshëm, veç me pasë ndërgjegjien e pastër, interesin e pastër shtetëror, pa u bë 24 orë ata burra me plisa e me qeleshe në kokë e kishin zgjedh Kuvendin”, tha Kadrijaj për emisionin “BonBon” në RTV21 duke shtuar se e kishin zgjidh edhe çështjen e ZRrE-së vetëm me vullnet/gatishmëri./21Media

 

Back to top button