Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij ende në arrati, Policia në Gjilan: Po punohet intensivisht për rastin

Janë bërë një javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan.
Të dyshuarit, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij Edonisi dhe Engjulli, janë ende në arrati.
Lidhur me këtë është deklaruar sërish Policia.
Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për portalin rtv21.tv se janë duke punuar intensivisht për rastin.
“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, deklaroi ai për rtv21.tv.
Për kapjen e tyre, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtarë për kapjen e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij.
Vrasja e rëndë dyshohet të këtë ndodhur për fajde.