Arrestohen dy persona për grabitjen në një pompë të derivateve

Dy persona nga 17 vjeç me inicialet E.L dhe L.G, janë arrestuar sot pasi që dyshohen se kanë kryer një grabitje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 03:00, është pranuar informata për një grabitje të kryer në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Njësitë policore të kryeqytetit janë angazhuar menjëherë dhe pas reagimit të shpejtë nga njësitë e stacionit Veriu është arritur arrestimi i të dyshuarve: 1. E.L, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. 2. L.G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thënë Pllana.

Ai tutje ka bërë të ditur se personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin./21Media

Back to top button