Zelensky: Ne duam garanci si Neni 5 i NATO-s dhe pranimi në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot në Bruksel se është thelbësore që Evropa të mbetet aq e bashkuar sikurse në vitin 2022 kur filloi pushtimi i plotë rus, pasi vetëm atëherë do të jetë e mundur të arrihet paqja e vërtetë.
Ai tha se një samit trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ishte i nevojshëm, por se “Rusia nuk po tregon shenja” se do të bjerë dakord për bisedime të tilla.
“Putin ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha”, tha Zelensky, duke shtuar se do të duhet kohë për t’i shqyrtuar ato, por se është “e pamundur ta bëjmë këtë nën presionin e armëve”.
“Nëse Rusia refuzon, atëherë duhet të pasojnë sanksione të reja”, tha Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Zelensky falënderoi presidentin Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e tyre për të punuar me Evropën për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, por theksoi se “nuk ka ende detaje se si do të funksionojë kjo”.
“Diçka si Neni 5 i NATO-s, dhe ne besojmë se pranimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë pjesë e garancive të sigurisë”, tha Zelensky.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?