“Mos i le me hy”, ekipi i RTV21 nuk lejohet në KEDS, bizneset me kontrata nisin javën pa energji elektrike…

Në hapësirat e KEDS dhe KESCO janë dhjetëra biznese të cilat janë shkyçur nga rrjeti elektrik. RTV21 ka provuar të shoh nga afër situatën e krijuar në këto biznese, por që një gjë e tillë nuk është lejuar nga sigurimi i këtij objekti.
“Mos i le me hy”, dëgjohet teksa thotë një prej tyre .
KEDS ka filluar shkyçjen e bizneseve nga rrjeti elektrik që nga e shtuna. Një gjë e tillë sipas Odës Ekonomike të Grave është bërë edhe për ato biznese të cilat veçse kanë pasur kontrata të lidhura për furnizimim me energji elektrike./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?