“Qeveria Kurti 5 vjet s’la asnjë shenjë pozitive”, Bajrami: Niveli qendror shpenzoi 1 miliard euro sivjet, komunat 391 milionë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se niveli qendror ka shpenzuar 1 miliard euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
“Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë Euro, prej tyre vetëm 391 milionë Euro janë shpenzimet e komunave ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 milardë Euro janë shpenzime të nivelit qendror. Shqetësuese në këto pesë vite mbetët struktura buxhetore. Buxheti edhe pse jo i planifukuar mirë gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”, shkroi ajo në një postim në Faceobok.
Sipas saj vetëm 13 e buxhetit të shpenzuar nga qeveria ka shkuar në investime kapitale.
“Po ju paraqes vetëm një fakt: Për këtë gjashtëmujor nga 391 milionë Euro të shpezuara nga ana e komunave 105 milionë Euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por nga gjithsej 1,021 miliardë Euro të shpenzuara në nivelin qendror vetëm 138 milionë Euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar”.
Bajrami mw tej ka shtuar se Qeveria e Albin Kurtit s’ka lënë “asnjë shenjë pozitive”.
“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashegimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti”, ka deklaruar ajo.
“Sa për informatë buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë Euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë Euro, prej të cilave 105 milionë Euro tyre janë realizuar nga ana e komunave”, ka shkruar Bajrami.