RTV21, vendi ku Besart Halimi gjeti dashurinë e jetës, gruan e tij

Radiotelevizioni 21 përveç që ishte shtëpia ku shumë artistë nisën karrierën e tyre dhe u promovuan, për këngëtarin Besart Halimin paska edhe një rëndësi tjetër ky medium.
Kjo pasi që pikërisht në RTV21 ai kishte takuar dashurinë e tij, tash gruan. Ai për emisionin “21 Gradë”, kujtoi momentin e takimit.
“Hera e parë që e kam parë ka qenë aty (RTV21), kanë qenë xhirimet e Vitit të Ri në 2011 a 2012, edhe motra e Ilirianës Genta në atë kohë këndojke, edhe ajo ka qenë në xhirime me përkrahë e vet, me babin e vet edhe më ka pëlqy në shikim të parë”, rrëfeu Besarti.
Më tej ai tregoi se pas këtij takimi bisedat i zhvilluan në Facebook./21Media