Zogaj: Sot qëndrimi i LDK-së është jo votë për Lëvizjen Vetëvendosje

(Lajm i përditësuar)


Zogaj: Nuk është rastësi që ministri i kulturës i cili i ka blloku projektet më të mëdha të Prishtinës është kandidat për kryetar

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për kandidimin e ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale, ka thënë se nuk është rastësi që ai është kandidat për kryeqytetin.

Ai vlerëson se kjo kandidaturë për Prishtinën është e qëllimshme.

“Jemi bind akoma më shumë kur është kandidu bllokuesi kryesor i projekteve të Prishtinës e që ka qenë ministria e kulturës, ministri i kulturës. Nuk është rastësi që ministri i kulturës i cili i ka blloku projektet më të mëdha të Prishtinës është kandidat për Prishtinës, është qëllimisht”, tha deputeti i LDK-së. /21Media


Zogaj: Ka pasur një bllokadë ndaj Prishtinës nga qeveria e cila ka qenë e orkestruar

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për projektet e Prishtinës, ka thënë se për këto ka pasur një bllokadë nga qeveria.

Teksa shtoi se politika bllokuese ka qenë e orkestruar.

“Jemi ankuar pak sa është dashur me u anku sepse kemi punu shumë i kemi lënë pak ankesat për arsyje se ka pasur një bllokadë të jashtëzakonshme ndaj Prishtinës nga qeveria qëndrore. Ka pasur një politikë bllokuese e cila ka qenë e orkestruar. Qëllimi ka qenë në vazhdimësi që të bllokohen projektet e Prishtinës në mënyrë që pastaj potencialisht të fitohet Prishtina”, tha ai. /21Media


Zogaj: Jemi të bindur që Kosova në pranverë do të shkojë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me krizën politike, ka thënë se LDK është e bindur që Kosova do të shkoj në zgjedhje në pranverë.

Ai shtoi se mekanizmat politike të partive politike janë dhënja e kontributit në komisione parlamentare, dhe në foltore të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të bindur që vendi në pranverë do të shkojë në zgjedhje. Ne do të jemi në vendin tonë, në Kuvendin e Kosovës, në opozitë me një grup parlamentar prej 20 deputetësh. Do jemi në vendin e punës në komisione në qoftë se arrijn me u kriju ky Kuvend. Me dhënë kontributin tonë në komisione parlamentare, në foltore të Kuvendit të Kosovës, këto janë mekanizmat politik të partive politike”, tha deputeti i LDK-së. /21Media


Zogaj: Nuk i besojmë Albin Kurtit dhe LVV-së

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se LDK nuk i beson Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ai shtoi se qëndrimi politik i LDK-së është se qfarë pritet në të ardhmen nga LVV që sipas tij ka mos besim.

“Ne nuk veprojmë në oazë, LDK nuk vepron në oazë ose në vakuum politik, qëndrimet tona politike normalisht që ndërtohen nga e kaluara por duke e planifikuar edhe të ardhmen. Nuk jemi në një vakuum politik dhe normalisht edhe ky qëndrim i joni politik sot karshi LVV-së i ka pak konsetuenca se qka ka ndodhur tri katër pesë vitet përpara dhe qka presim që ndodhë në të ardhmen. Ka mos besim, nuk i besojmë Albin Kurtit dhe LVV-së, a ka më thjesht se kaq”, theksoi Zogaj. /21Media


Zogaj për Kurtin: Kur i rrënon urat e bashkëpunimit, pastaj e shehë vetën që nuk mundesh me kalu lumin

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë ka thënë se janë rrënuar urat e bashkëpunimit.

Ai tutje ka thënë se tashmë LVV pasi nuk ka shumicën e plotë duhet të bëjë kompromis me partitë politike për daljen nga kriza.

“Kur i ka fitu zgjedhjet me shumicë të plotë ka qeverisë vetë edhe e ka pasë lehtë kurse tash nuk e ka shumicën e plotë por i ka 48 deputetë, tash duhet kompromis duhet me u ulë me partitë politike edhe me gjetë daljen nga kriza. Por kur i rrënon urat e bashkëpunimit, kur i rrënon urat pastaj e shehë vetën që nuk mundesh me kalu lumin sepse urat janë rrënu e kjo është një mësim”, tha ai. /21Media


Zogaj: Sot qëndrimi i LDK-së është jo votë për Lëvizjen Vetëvendosje

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për qëndrimin e LDK-së, ka thënë se sot qëndrimi i këtij subjekti politik është jo votë për LVV-në.

Teksa ai shtoi se jo vota nuk nënkupton që LDK është pengesë.

“Sot qëndrimi i LDK-së është jo votë për Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk nënkupton që LDK është pengesë dhe ka mundur të jetë pengesë sepse kemi parë përpara edhe pengesa. Përveq votës jo ka edhe pengesë drejt marrëveshjeve tjera politike”, deklaroi Zogaj. /21Media


Deklarata e Faton Pecit, Zogaj: Nuk e di a vlejn të komentohen deklarata të tilla

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur për deklaratën e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit i cili ditë më parë ka thënë se ka pasur pritshmëri te LDK-ja për ta votuar Donika Gërvallën, ai ka thënë se “nuk e di se vlen të diskutohen këto deklarata”.

Ai ka parashtuar këtë pyetje “si mund të jetë LDK dikush i cili garon në shkronja tjera dhe në një fushatë tepër lincuese dhe ofenduese, e cila sipas tij ka ndodhur në shkurtin e këtij viti.

“Nuk e di a ja vlen mi komentu deklarata e tilla. LDK janë të gjithë ata të cilët kanë garu në shkronjat e LDK-së, në emblemën e LDK-së, në programin e LDK-së dhe e kanë fitu votën e LDK-së. Si mund të jetë LDK dikush i cili garon në shkronja tjera dhe në një fushatë tepër lincuese e ofenduese që ka ndodhur në shkurtin e këtij viti”, theksoi Zogaj. /21Media


Zogaj: Pa shumicë politike nuk ka ecje përpara

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për krizën politike, ka thënë se pa pasur shumicë nuk ka ecje përpara.

Ai shtoi se problemi thelbësor i kësaj krize është mungesa e numrave.

“Problemi thelbësorë i krejt kësaj krize politike është mungesa e numrave, pra mungesa e një shumicë politike në Kuvend, e cila e zgjedh kryetarin e kuvendit e pastaj vazhdon edhe me krijim të institucioneve tjera. Pa shumicë politike nuk ka ecje përpara”, tha Zogaj. /21Media

Back to top button