Ja kush është mjeshtri i meditimit që ka lexuar Kuranin dhe i di duatë…

Sheki Useini ishte i ftuari i radhës në emisionin veror “21 Gradë në RTV21 ku foli për meditimin, besimin, stresin dhe shërimin e njerëzve nga shqetësimet e tyre.
Ndër të tjera ai zbuloi se e ka lexuar Kuranin dhe dinë shumë lutje.
“Kam lexuar Kuranin di shumë dua, madje kam ditur të shkruaj arabisht, kam bërë hatme… është një ritual që pasi e lexon Kuranin në xhami bëhet një ritual që quhet hatme. Kam qenë i shquar edhe në këtë por shumë pak e kanë kuptuar këtë që e bëjë unë. E dinin që bëj meditim , po menonin se ok bën meditim sepse merret me artet marciale dhe i duhet. Kur shkova në Indi ishte kulmi sepse thonin paska shkuar te t’vetet”, tha ai duke shtuar se tani gjëja më e vështirë është të jesh vetëvetja./21Media