Therje me thikë në Prishtinë, dy persona dërgohen në spital

Dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë sot në orët e para të ditës, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana./21Media