Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Austri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në Austri është takuar me të rinj shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se ata e kanë një të përbashkët “dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”.

“Një gjeneratë që nuk njeh kufij!  Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.”, ka shkruar Osmani.

Back to top button