Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kolona arrin deri në 250 metra në hyrje dhe rreth 400 metra në dalje, ndërsa qytetarët po presin nga 10 deri në 15 minuta.

Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 10-15 minuta, por nuk është raportuar për kolona.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje të zakonshme që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Back to top button