Haxhiu: Sot do të mund të largohej përfaqësuesi i Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit, opozita s’pati guxim

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Nenad Rashiq do të ishte zgjidhur Nënkryetar i Kuvendit për gjashtë vota më shumë, teksa shtoi se “opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm.” Rashiq ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm. Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar. Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, ka shkruar ajo.

Back to top button