Humb jetën një person një një aksident trafiku në Korroticë të Epërme

Një person ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Me datën 27.08.2025 rreth orës 02:08 ne rrugën nacionale Prishtinë –Pejë në fshatin Korroticë është shkaktuar aksident trafiku. E përfshirë ne aksident ka qenë automjeti, Toyota Corolla me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjate lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.”, ka thënë Hoxha.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se në vend ngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marr personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Ne vend të ngjarjes kanë dal ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë mbetet të dërgohet ne obduksion.”, ka bërë të ditur Hoxha.
Zëdhëënsi i policisë Hoxha po ashtu ka bërë të ditur se nga pesëdhjetenëntë (59) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “ Janar-Korrik 2025”, tridhjetë e tre (33) apo 55.9 %, kanë qenë shoferë.
“Kërkojmë nga te gjithë pjesëmarrësit në trafik, ne veçanti drejtuesit e automjeteve ( shoferët) qe te jene vigjilent gjate drejtimit te automjeteve, ne mënyrë qe te shmangen aksidentet rrugore qe shpesh po rezultojnë me humbje të jetëve njerëzore. Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike. “, ka bërë apel Hoxha.