Arrestohet një person në kryeqytet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Atij në veturë i është gjetur dhe sekuestruar një armë, për të cilën nuk kishte leje.

E.S. 35-vjeçar është shoqëruar në stacion policor teksa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale“Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

“Sot rreth orës 14:30, Njësiti për Reagim të Shpejt i Kryeqytetit ka ndaluar një veturë në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Personi i dyshuar E.S, 35 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’. Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike”, ka njoftuar drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.

Back to top button